Bashkimi Evropian të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit, kërkoi Escobar

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës, Gabriel Escobar tha sot që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, do të ishte mirë të nisnin brenda këtij viti, gjatë një raportimi përpara senatorëve amerikanë, raporton EN.

Ai tha se Ballkani Perëndimor ka anëtarësimin në BE si të vetmen alternativë.

“Sinjali më i mirë do të ishte nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit. Anëtarësimi në BE është e vetmja alternativë për rajonin”, u shpreh Gabriel Escobar.

Gabriel Escobar foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi se palët duhet të anashkalojnë dallimet.

“Po mbështesim gjithashtu dialogun për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është një proces ku palët duhet të tejkalojnë dallimet”, tha Grabriel Escobar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button