ASHMAA: 30 dhe 31 tetori janë ditët e heshtjes zgjedhore

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive (ASHMAA) njofton transmetuesit se fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale zgjat deri në ora 24:00 të datës 29 tetor 2021 (e shtunë). Nga data 30 tetor deri në orën 19:00 të datës 31 tetor, zbatohen rregullat për heshtjen zgjedhore, transmeton ASHMAA.

Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por pushojnë të gjitha format e përfaqësimit mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, shkelja e heshtjes zgjedhore është transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit në media që është e hapur ose e fshehtë në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e zgjedhjeve; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button