Kurti nuk ndihet i rrezikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se nuk ndihet i rrezikuar, por tha se janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara, përcjell REL.

“Janë mekanizmat e shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale, të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek. As dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time.” tha Kurti. 

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu,  tha se dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Për këtë arsye, ka shtuar ai, si masë e kujdesit të shtuar është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar dje në mbrëmje se afër shtëpisë së Kurtit në Prishtinë është vërejtur prani më e shtuar e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se nuk ka mundësi të ofrojë informacione për këtë rast.

LEXO: Kryeministri i Kosovës Kurti është kërcënuar, tha zëdhënësi i Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button