LSDM: edhe bashkëshorti i Danella Arsovskës ka letërnjoftim bullgar

Nuk është turp të kesh nënshtetësi bullgare, nuk është turp të ndihesh si të duash, Maqedonia e Veriut është vend për të gjithë. Por është turp të gënjesh dhe të fshihesh, tha deputetja Sllavjanka Petrovska në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

“Sot njoftojmë se jo vetëm ajo, por edhe familja e saj ka pasaporta bullgare. Nënshtetësia bullgare e Angel Arsovskit është lëshuar një muaj para Danela Arsovskës… Nuk është problem që ke nënshtetësi bullgare, por problemi është se në mënyrë të pandershme dhe me gënjeshtra, duke gënjyer se je kandidat i pavarur, ke hyrë në garë për kryetar komune. Është e qartë se keni lidhje të thella me shumë vende të huaja, Bullgarinë dhe Hungarinë. Ajo është e njëjtë me partinë e saj. Është e drejtë të thuhet se cilat janë interesat e saj”, tha Petrovska.

Deputetja Slavjanka Petrovska nga LSDM dy ditë më parë, po ashtu në një konferencë për media tregoi një dokument me të cilin pretendon se është dëshmi origjinale për shtetësinë bullgare të kandidates së pavarur për kryetare të Shkupit, e cila në dokumentin bullgar është shkruar me “i” – Daniela Arsovska.

Qendra e Komunikimit e VMRO-DPMNE-së mohoi “të pavërtetat e tilla” për kandidaten e pavarur.

Ndërkohë edhe vetë kandidatja për kryetare të Shkupit Danella Arsovska në një intervistë për TV 24 tha se ajo nuk ka asnjë njollë dhe se është e zhgënjyer, “si nuk u vjen turp të dalin me këto mjegullnaja? Është turp ta bëjnë këtë në dy ditët e fundit të fushatës. Unë nuk kam asnjë njollë, kurse disave kjo iu djeg”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button