Unioni Afrikan pezulloi Sudanin nga të gjitha aktivitetet

Unioni Afrikan ka pezulluar Sudanin nga të gjitha aktivitetet e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Afrikan për Politikë, Paqe dhe Siguri (PAPS) njoftoi se vendimi do të mbetet në fuqi deri në rivendosjen e qeverisë kalimtare sudaneze të formuar më shumë se dy vjet më parë, pas rrëzimit të ish-presidentit Omar al-Bashir.

Në njoftimin gjithashtu bëhet thirrje për rivendosjen e një qeverie kalimtare që mblodhi së bashku zyrtarët ushtarakë dhe civilë sudanezë.

Ushtria sudaneze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të hënën, duke shpërbërë Këshillin e Sovranitetit dhe qeverinë, disa orë pasi arrestoi kryeministrin Abdalla Hamdok dhe ministrat në qeverinë civile.

Të tronditur nga kontrolli ushtarak, Kombet e Bashkuara dhe shumë shtete kanë bërë thirrje për kthim në procesin e tranzicionit që është planifikuar të kulmojë në zgjedhjet kombëtare.

Para marrjes së pushtetit ushtarak, Sudani qeverisej nga Këshilli Sovran i Autoriteteve Ushtarake dhe Civile, i cili mbikëqyri periudhën e tranzicionit deri në zgjedhjet e vitit 2023.​​​​​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button