Rivali i Orbanit paralajmëroi ekstradimin e Gruevskit nëse i fiton zgjedhjet

Rivali i Viktor Orbanit, Peter Marki-Zai, i cili do t’i kundërvihet kryeministrin hungarez në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ka paralajmëruar ekstradimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoninë e Veriut nëse fiton, përcjell Portalb.mk.

“Citati i kandidatit të opozitës Marki-Zai nga fjalimi i tij më 23 tetor: Nëse Orban humbet pushtetin vitin e ardhshëm, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, do të përballet me ekstradim (së bashku me biznesmenin jordanez Zaif Nafa dhe të tjerë)”, raporton analist politik Andras Tot-Cifra në rrjetet sociale.


Të njëjtën gjë, por në gjuhën hungareze, tha dje edhe vetë Marki-Zai, duke theksuar se do ta ekstradojë “Gruevskin, Nafan dhe emigrantë të tjerë kriminelë të vendosur nga Fideszi”.

Zgjedhjet parlamentare në Hungari do të mbahen në pranverë të vitit 2022. Sipas anketave të fundit të disponueshme në “Politico”, rejtingu i opozitës së bashkuar, kandidati i së cilës është Marki-Zai, është i njëjtë me atë të partisë Fidesz të drejtuar nga Orban.

Mark-Zai është kryetar konservator i një qyteti të vogël në jug të Hungarisë. Ai u zgjodh kandidat i opozitës së bashkuar dhjetë ditë më parë në zgjedhjet e brendshme të organizuara nga gjashtë parti opozitare. Me 50 për qind të votave, ai fitoi besimin e bllokut në konkurrencë me Klara Dobrev, nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe kandidate e Koalicionit Liberal Demokratik.

Gjashtë partitë që janë pjesë e opozitës së bashkuar krijuan një aleancë në vitin 2020 me qëllim që të zgjidhet vetëm një kundërshtar i Orbanit, si dhe një kandidat për çdo zonë elektorale që do të kundërshtojë Fidesz në zgjedhjet e ardhshme.

Orban është lideri i parë evropian që përveç kritikave të Komisionit Evropian, ka shpërfillur edhe ato të administratës së ish-presidentit amerikan Barack Obama për ndërtimin e një “shteti joliberal”.

Përndryshe, Gruevski u arratis në Hungari në nëntor 2018, kur duhej t’i dorëzohej vendimi për t’u dërguar në burg për ta vuajtur dënimin me burg për lëndën “Tank”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button