Mjete shtesë për pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale në Kosovë
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi i ministrit të Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndarjen e mjeteve financiare pёr mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, shkruan REL.
Me anё tё kёtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale nё muajin nëntor do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale. Ndërkaq, përfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesës sё rregullt dhe shtesёs aktuale. mbi 36 milionë euro për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale. Vlera për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale arrin shumën e mbi 36 milionë eurove.
Ndarja e këtyre mjeteve është bërë në kuadër tё zbatimit tё masave të Pakos sё Ringjalljes Ekonomike.