fbpx

Arsovska për pretendimet se ka nënshtetësi bullgare: E di që nuk kam asnjë njollë

Jam e zhgënjyer, si nuk u vjen turp të dalin me këto mjegullnaja? Është turp ta bëjnë këtë në dy ditët e fudit të fushatës. Unë nuk kam asnjë njollë, kurse disave kjo iu djeg, thotë kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit Danella Arsovska, të cilën e përkrah VMRO-DPMNE-në, në një intervistë për TV 24, e pyetur nëse ka shtetësi bullgare, ashtu siç njoftuan dje në konferencën për media nga LSDM, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen tjetër se a e mohon se ka shtetësi bullgare, Arsovska u përgjigj:

“Po, pikërisht ashtu. Por duhet të më besoni. Nëse unë si person çdo ditë të gjitha mjegullnajat dhe të gjitha gënjeshtrat dhe te gjitha sulmet që i kisha ndaj meje si njeri, si profesionist, ndaj familjes sime, do t’i kisha marrë në konsideratë që t’i diskutoj në këtë fushatë, do të diskutoja vetëm në funksion që të mbrohem, në vend se të prezantoj projekte”, tha Arsovska duke shtuar se këto gjëra do të duhet t’i dëshmojë përmes procedurave.

“Gjithçka që kanë thënë nga fillimi e deru tani në këtë fushatë, qytetarët duhet ta dinë se është gënjeshtër”, tha Arsovska mbrëmë në emisionin 24 Analizë në TV 24.

Ndryshe, deputetja Slavjanka Petrovska nga LSDM dje në një konferencë për media tregoi një dokument me të cilin pretendon se është dëshmi origjinale për shtetësinë bullgare të kandidates së pavarur për kryetare të Shkupit, e cila në dokumentin bullgar është shkruar me “i” – Daniela Arsovska.

Qendra e Komunikimit e VMRO-DPMNE-së dje mohoi “të pavërtetat e tilla” për kandidaten e pavarur.

VMRO-DPMNE në mars të këtij viti në Kuvend paralajmëroi se do të propozojë që deputet të mos mund të bëhet me dyshtetësi. Zyrtarisht, ky propozim kurrë nuk u parashtrua, ndërsa atë nuk e bëri as LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button