fbpx

Zaev paralajmëron se çmimi i energjisë do të mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, nëse duhet do të intervenohet me vauçerë

Çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, ndërsa pastaj në qoftë se ka nevojë jemi të gatshëm të intervenojmë me qëllim që t’u ndihmojmë edhe amvisërive dhe ekonomisë, theksoi kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.

“Qytetarët duhet të dinë se çmimi i energjisë mbetet i njëjtë deri në fund të vitit, ndërsa nëse ndryshon në vitin 2022 ne jemi të gatshëm të ndihmojmë me vauçerë”, tha Zaev në intervistë për Tv Sitel.

Ai theksoi se problemi me energjinë është ndërkombëtar dhe se si Qeveri janë që çmimi i energjisë të mbetet stabil. Tha se po aktivizohen të gjithë resurset vendore për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e përgjithshme të qytetarëve. Janë ndërmarrë të gjithë aktivitetet për aktivizim të bllokut të tretë të REK Manastir me furnizim të sasisë shtesë të qymyrit, janë dhënë udhëzime që të vendoset në funksion Termoelektrocentrala Negotinë, ndërsa për 10-15 ditë pritet të fillojë me punë edhe TEC Osllomej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button