Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me kufizime gjatë hyrjes në Itali

Italia ka vendosur masa kufizuese për qytetarët e disa vendeve gjatë hyrjes në Itali, duke lejuar të hyjnë qytetarët vetëm për motive të caktuara në Itali nga data 26 tetor deri 15 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

Kufizimet vlejnë për shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, Brunei dhe Armenia.

Ministria për punë të jashtme në Shqipëri sqaroi që qytetarët do të mund të hyjnë për këta motive: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

“Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se ??? orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ?? ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik”, deklarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button