Ndryshime në çmimin e mazutit, benzina dhe dizeli mbeten njëjtë

Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se sonte në mesnatë, nuk do të ndryshojnë çmimet e benzinës dhe të dizelit. Benzina prej 98 oktan mbetet me çmimin 78.5 denarë për litër, benzina e zakonshme 95 oktan është 76.5 denarë, nafta do të vazhdojë të shitet me çmimin 68.5 denarë, ndërsa vaji për amvisëri mbetet me çmimin 68 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0.633 denarë/kg dhe tani do të arrijë në 42.377 denarë/kg, transmeton Portalb.mk.

“Në shtatë ditët e fundit, të gjitha çmimet e referencës në bursat botërore janë rritur mesatarisht: benzina me 1,04%, dizeli me 0,304%, vaji ekstra i lehtë me 0,357% dhe nafta me 0,402%. Në të njëjtën periudhë, kursi i denarit ndaj dollarit është më i ulët për 0,454%”, thuhet në komunikatën e Komisionit Rregullativ për Energji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button