RMV, cilat janë dhjetë kompanitë me pagat mesatare më të larta – sillen nga 2.000 deri në 10.000 euro

Nga pothuajse 2.000 euro deri në 10.000 janë pagat mesatare mujore neto në top 10 kompanitë për pagë mesatare, tregon analiza e portalit “Pari” e bërë në bashkëpunim me “Biznes rrjeti”. Në këto top 10 kompani janë të njohura kompanitë si “Orka holding”, “Avicenna”, “Roche Macedonia”, por këtu është edhe klubi i hendbollit “Vardar” dhe “Auto qendra për testim” dhe kompani që të paktën në shikim të parë, janë më pak të njohura në publik. Ajo që është interesante për këto kompani është se ato, edhe pse janë me pagat mesatare më të larta, financiarisht nuk shkëlqyen vitin e kaluar. Pikërisht dy të parat, në të cilat janë edhe pagat më të larta mesatare, ishin në humbje, kurse gjithë të tjerat, përveç njërës patën ulje të ndjeshme të fitimit.

“Sigurisht, mesatarja e pagës është gjithmonë thikë me dy presa – mund të tregojë se ku marrin punëtorët pagën më të lartë, por mund që ata të mos kenë parë asgjë nga shumat e tilla, kurse e gjithë mesatarja të rritet për shkak të një pagë të pronarit, ose të një numër të vogël njerëzish rreth tij”, thuhet në analizën e “Pari”.

Duke marrë parasysh këtë faktor rreziku, ja çfarë thonë të dhënat për kompanitë me pagat mesatare më të larta:

Top 10 kompanitë më të paguara
Top 10 kompanitë më të paguara

“Partner”, që është në vendin e parë, është Agjencia për punësim të përkohshëm. Ndërmarrja fiton nga largimi i punonjësve, zakonisht për nevoja të institucioneve shtetërore dhe publike, dhe ruan një përqindje të caktuar për çdo pagë bruto. Kështu e dikton ligji… Të ardhurat e përgjithshme të “Partner”, shkruan në analizë, vitin e kaluar ishin 2.7 milionë euro dhe këto të ardhura ishin për 15.2 për qind më të larta se vitin 2019, kompania ishte në humbje, kurse paga mesatare neto ishte rreth 10.000 euro.

Klubi i hendbollit Vardar vitin e kaluar kishte 1.2 milion euro të hyra dhe ato ishin pothuajse 80 përqind më të ulëta se në vitin 2019 dhe kompania ishte në humbje, ndërsa paga mesatare neto ishte 537.446 denarë.

Kompania e tretë e renditur “NO-MA metal” nga Ohri, thekson “Pari”, merret me prodhimin e produkteve të tjera metalike të fabrikuara. Vitin e kaluar kishte të ardhura mbi 11 milionë euro, që i mundësuan fitim prej rreth 440 mijë eurosh, por ishte më e ulët për 46.5 për qind krahasuar me vitin 2019. Paga mesatare në kompani është 190.281 denarë.

Analizën e plotë për 10 kompanitë më të mira me pagën mesatare më të lartë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button