RMV, Antikorrupsioni: Ende presim përgjigje për lëndët e hapura me interes publik  

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni, Biljana Ivanovska, në konferencën e mbajtur sot për raportin e fundit të KE-së, tha se ky raport, është konfirmim direkt për arsyetimin e aktiviteteve të ndërmarra në periudhën e kaluar dhe përditësimit të Komisionit në këtë përbërje. Megjithatë, ajo theksoi se, ende presin trajtimin e lëndëve që janë posaçërisht me interes publik. Në mesin e këtyre lëndëve, ajo ka përmendur edhe lëndën për miratimin e planit urbanistik te Holiday-inn, ligjin për ndërtimet pa leje dhe ligjin për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe 10, shkuan Portalb.mk.

“Presim përgjigje nga Prokuroria Publike për iniciativën për përgjegjësi penale për personat që kanë marrë pjesë në miratimin e planit të detajuar urbanistik C08 për Holiday Inn-in. Presim përgjigje nga Prokuroria Publike për iniciativën për përgjegjësi penale për personat nga KSHZ të cilët kanë marrë pjesë në tenderin për furnizimin e materialeve të shtypura për votim. Presim përgjigje edhe nga Gjykata Kushtetuese për iniciativën për kushtetueshmërinë e ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik për implementimin e projektit për infrastrukturë në Korridorin 8 dhe 10 në Maqedoninë e Veriut me procedurë të shkurtuar. Presim përgjigje edhe për iniciativën e shkarkimit të personave përgjegjës. Presim përgjigje për rergullativën ligjore për kufizimin e të drejtave diskrecionale dhe përfundimisht sigurimin e mundësive për mënyra fer të punësimit. Presim zbatimin e rekomandimeve të debatit publik që organizoi Antikorrupsioni për ligjin për ndërtimet pa leje, për përgatitjen e versionit të ri të së njëjtit. Gjithashtu presim që të miratohet ligji për prejardhjen e pronës”, tha Ivanovska.

Sipas saj, edhe në këtë raport theksohet përparim në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit, duke vlerësuar se Antikorrupsioni është posaçërisht proaktive në parandalimin e korrupsionit dhe hapjen e një numri të madh të lëndëve, përfshirë edhe ata që kanë të bëjnë me zyrtarët e nivelit të lartë.

“Në raport theksohet edhe miratimi i strategjisë nacionale për luftë kundër korrupsionit, si dhe sigurimi i kushteve të hapësirës për funksionimin e komisionit. Komisioni Evropian gjithashtu vlerëson se duhet të vazhdojnë por edhe përforcohen angazhimet për mbështetjen edhe të institucioneve të tjera relevante për luftë kundër korrupsionit, si dhe të përforcohen angazhimet për funksionim më të mirë të këtij institucioni, posaçërisht përmes sigurimit të mjeteve të mjaftueshme për punësimin e kuadrit profesional si dhe zbatim të drejtë të strategjisë nacionale nga ana e institucioneve shtetërore. Sigurimi i kushteve për punë është posaçërisht e rëndësishme, nëse merret parasysh se deri më tani proceset për sigurimin e resurseve të hapësirës, materiale dhe njerëzore është zhvilluar shumë ngadalë dhe kështu në kuartalin e tretë të vitit të tretë të mandatit të këtij komisioni, ky institucion u zhvendos në hapësira të reja dhe ka 7 punësime të reja”, tha ajo.

Ivanovska ka vlerësuar se, raporti i KE-së, mbetet burim relevant për vlerësimin e gjendjes së shteteve dhe ky vlerësim duhet të valorizohet jo vetëm si mirënjohje e komisionit, por edhe për përparimin e mëtutjeshëm të luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe ndoshta kyç përmes rritjes së efikasitetit të institucioneve të tjera, të cilët duhet të veprojnë më tej për mbylljen e tërësishme të lëndëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button