RMV, në një automjet me targa të Shkupit janë gjetur 9 emigrantë nga India

Policia e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka gjetur 9 emigrantë nga India në një automjet të lënë në afërsi të terminalit doganor në pikën kufitare Bogorodicë, a paraprakisht i njëjti nuk është ndaluar kur policia i ka dhënë shenjë për ndalesë, Në automjet është gjetur edhe një person tjetër i ulur në sediljen e përparme, i cili është arrestuar, a emigrantët janë dërguar në Qendrën Pranuese – Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli, njofton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, në Autostradën Shkup – Gjevgjeli, në vendin e quajtur “Kluçka” – fshati Smokvicë, mbrëmë në ora 19, zyrtarët policorë kanë dhënë shenjë që të ndalohet një automjet “BMV” me targa të Shkupit, por automjet nuk ka ndaluar, por ka vazhduar që të lëvizet me shpejtësi të madhe drejt pikës kufitare “Bogorodicë”. Më vonë, në afërsi të terminalit doganor janë gjetur automjeti dhe bashkudhëtari E.J. (24) nga Haraçina e Shkupit. Gjithashtu, në afërsi të automjetit janë gjetur edhe nëntë persona emigrantë nga India. Bashkudhëtari është arrestuar, a emigrantët janë dërguar në Qendrën Pranuese Transitore “Vinojug” të Gjevgjelisë për procedurë të mëtutjeshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, siç theksojnë, do të dorëzohet paraqitje përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button