Tetovë, gjithçka që ndodhi në edicionin e 25-të Festivalit Ndërkombëtar “Ditët e Naimit”

Nga e enjtja deri mbrëmë në Tetovë u mbajt edicioni jubilar (i 25-të) i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky program në këtë edicion special të llojit të vet u karakterizua me një program të ngjeshur letrat, artistik dhe kulturor, mes të cilave u mbajtën lexime letrare, promovimi i pesë librave, vizita të ndryshme në monumentet historike, kulturore dhe fetare në disa qytete brenda RMV-së, shkruan Portalb.mk.

Hapja e festivalit u bë të enjten përmes një performance fishekzjarrësh para Qendrës së Kulturës në Tetovë, ku dretori i Festivalit, Shaip Emërllahu, poeti nga Kongo Kama Szwor Kamanda dhe një delegacion nga komuniteti bektashian vendosën buqeta lulesh para shtatores së Naim Frashërit.

Ceremonia vazhdoi në Sallën e Madhe ku u bë hapja zyrtare e këtij edicioni nga drejtori Emërllahu. Më pas aktori Arsim Kaleci recitoi poezinë “Fjalët e Qiririt”. Ndërkaq, pati edhe performanca muzikore të muzikës klasike me piano, kitare dhe flautë.

Shaip Emërllahu, drejtori i festivalit tha se 24 poetë nga vende të ndryshme të botës do të lexojnë poezitë e tyre. Ai theksoi se për shkak të pandemisë ishin në dilemë se si do ta zhvillojmë këtë edicion jubilar, pjesa më e madhe e poetëve do të jenë me prezencë fizike dhe vetëm shtatë poetë të huaj do të paraqiten përmes ekranit.

Gjatë natës së parë, përveç leximit të poetëve, u nda edhe çmimi i madh letrar i këtij festivali, i cili i’u dha poetit nga Kongo, Kama Kamanda. Çmimin e madh letrar “Naim Frashëri” dhe titullin e lartë, deri tani e kanl marrë shkrimtarë dhe intelektualë të njohur, mes të cilëve edhe Ismail Kadare dhe Fatos Arapi.

Shaip Emërllahu, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Shaip Emërllahu, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Laurati i këtij Edicioni është poeti i madh afrikan nga Kongo i cili jeton në Luksemburg dhe në Paris, Kama Sywor Kamanda të cilin e kanë përzgjedhur para pak kohësh juria e përbërë nga Ymer Çiraku, Ndue Ukaj dhe Xhelal Zejneli. Është një poet i rëndësishëm i letërsisë botërore, që ka marrë shumë çmime. Presim të vijë që ta urojmë dhe të kalojmë çaste të mira në këtë edicion.” tha Shaip Emërllahu.

Dita e dytë e festivalit vazhdoi me ekskursion në Strugë, Ohër dhe Pogradec. Në sallën e Komunës së Pogradecit u mbajt ora letrare “Poete dhe Vargje”, gjatë së cilës poetë dje studiues kombëtar dhe ndërkombëtar folën për libra të ndryshëm, të publikuar nga shtëpia botuese “Ditët e Naimit”.

Në ditën e tretë, u hap ekspozita me fotografi “25 vjetori i FNP “Ditët e Naimit””, ku u mbajt edhe konferenca shkencore “Ditët e Naimit, Naim Frashëri dhe Silke Liria Blumbaç”, gjatë së cilës mbi njëzet studijues i paraqitën kolumnat e tyre. Festivali vazhdoi me shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar poetes Silke Liria Blumbaç, nga autorja Narta Emërllahu me titull “Një vit pas vdekjes time…”.

Në mbrëmjen e fundit të festivalit i mbajt ora e madhe letrare “Meridianet poetike”, ku u lexuan poezitë nga vetë poetët, shqiptar dhe të huaj si dhe u ndanë edhe pesë çmime të tjera të festivalit. Kështu në fund edhe përmbyll edicioni jubilar i festivalit.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, në këtë edicion morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si Kongo, Luksemburgu, Italia, Rumania, Gjermania, Argjentina, Turqia, Polonia, Azerbajxhani, Estonia, Kolumbia, Norvegjia, Polonia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria, Moroko, Franca, Anglia, India, SHBA-të dhe Kanada. Festival këtë vit u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button