Kosovë, 16 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se sot janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 nga 2,280 testime të kryera, njofton Portalb.mk.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar si të shëruar 33 qytetarë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157,184, ndërsa në Kosovë për momentin janë 464 raste aktive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë aplikuar 7,348 doza të vaksinës, ndërsa në të gjithë Kosovën deri më tani janë vaksinuar 834,854 persona, prej të cilëve 697,728 me të dyja dozat.

Në Kosovë përdoren dy vaksina kundër koronavirusit, AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button