SafeJournalists: Dënimi publik për pengimin e punës së gazetarëve gjatë zgjedhjeve në RMV, institucionet duhet të reagojnë

Gjatë periudhës zgjedhore ka pasur fyerje të shumta, të rënda, sulmeve verbale dhe tentativave për diskreditim publik që kanë kontribuar në rrezikimin e sigurisë së gazetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Në disa incidente të ndara, gazetarët Xhumadije Ibraimi nga TV Klan, Salije Sadiku nga TV 21 dhe Ferikan Arifi nga Euronews Albania dhe të tjerë u penguan në punën e tyre gjatë pasqyrimit të procesit zgjedhor nga anëtarë të komisioneve zgjedhore, anëtarë të partive politike dhe punonjës policie.

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i dënoi ashpër këto pengesa dhe kërkoi nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të veprojnë menjëherë dhe t’i zgjidhin të gjitha incidentet e raportuara nga java e kaluar.

Presidenti i SHGM -së, Mladen Çadikovski tha në konferencën e djeshme për shtyp se po hyjmë në fazën përfundimtare dhe më intensive të fushatës zgjedhore, nga ku paralajmërojnë qartë dhe me zë të lartë se e gjithë kjo duhet të ndalet menjëherë.

“Ministria e Brendshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe prokuroria duhet të reagojnë menjëherë për të treguar se sulmet ndaj mendimit të lirë janë të papranueshme. Të gjitha këto zhvillime lënë gjurmë në skenën mediatike dhe në atmosferën demokratike në mbarë vendin. Prandaj kërkojmë reagim nga autoritetet menjëherë, jo nesër, por tani.” tha Çadikovski.

Rrjeti “SafeJournalists“, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet përpjekjeve të anëtarit të SHGM-së për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e shkeljes së të drejtave të gazetarëve, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, ndërsa e drejta për informim është thelbësore dhe i bashkohet thirrjeve të institucionet kompetente për zbardhjen e incidenteve dhe ndëshkimin e autorëve.

Vetëm një reagim i shpejtë i institucioneve do të shmangë incidentet e mëdha në të cilat integriteti fizik i gazetarëve mund të rrezikohet.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button