fbpx

Nuk është e vërtetë se bota do të kontrollohet me dronë

Në rrjetet sociale vazhdon fushata e ashpër dezinformuese kundër vaksinimit të popullsisë. E tillë është dhe përmbajtja që recensojmë, e cila pa u bazuar në fakte shkencore pretendon se vaksinimi është një mekanizëm përmes së cilit populli do të kontrollohet dhe do të vritet. Është shumë shqetësues dhe interaksioni i madh që këto përmbajtje marrin online.

“Nuk Ka Më P Olici, Kjo Është Skema E Tyre” Alfred Cako Bën Parashikimin E Fr Ikshëm: Do K Ontrollohemi Me Dron” është titulli që dezinformon në rrjetet sociale dhe brenda pak ditësh postimi ka grumbulluar rreth 500 pëlqime si dhe dhjetëra shpërndarje nga përdorues tjerë në rrjetin social “Facebook”. Përmbajtja dezinformuese fillimisht është publikuar në portalin “News-Shqip”, nga ku më pas është shpërndarë në “Facebook” nga faqja “Shqipëria”.

Ndonëse në titull pretendohet se populli tashmë do të kontrollohet me dronë e se nuk do të ketë më orë policore, në brendi të tekstit dezinformues nuk përmendet asgjë rreth këtij pretendimi absurd. Brendia e përmbajtjes që recensojmë është më shumë një propagandë anti-vaksinimi sesa material informues e edukues që bazohet vetëm në komentet konspirative të Alfred Cakos.

“Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë sërish thirrje që njerëzit të mos vaksinohen. Sipas tij ky proces është pjesë e axhendës së atyre që duan të kontrollojnë botën. Ndër të tjera Cako shtoi se ata po mundohen të ndërhyjnë në atë që nuk e ka bërë as Zoti, në fizikun e njeriut”, thuhet në hyrjen e materialit që dezinformon. Ndërsa dy paragrafët tjera janë vetëm një përmbledhje komentesh dhe supozimet që bën konspiracionisti Alfred Cako gjatë një emisioni televiziv.

Portalb.mk disa herë ka sqaruar figurën kontroverse Alfred Cako, i cili me komentet e tij hipotetike përhap dezinformim dhe pasiguri në opinionin publik. Alfred Cako është një nga personat jo-relevant i cili gjatë gjithë kësaj periudhe ka përhapur dezinformata rreth pandemisë COVID19. Të gjitha komentet e tij bazohen në teori konspirative dhe jo në fakte shkencore. Dezinformatat e Cakos kanë evoluar varësisht se si ka rrjedhur situata me COVID 19. Aktualisht komentet e tij kanë të bëjnë me procesin e vaksinimit për tu mbrojtur nga COVID19.

Faktet flasin të kundërtën, vaksina nuk vret por shpëton jetë njerëzish

Pikë së pari, nuk është hera e parë që populli në mbarë botën vaksinohet për të mbrojtur nga një sëmundje. Dimë historikisht se njerëzit ndër vite janë përballur me pandemi të ndryshme dhe vaksina ka qenë zgjidhje. Më pas, imunizimi është një histori globale e suksesit për shëndetin dhe zhvillimin, duke shpëtuar miliona jetë çdo vit. Vaksinat zvogëlojnë rrezikun e marrjes së një sëmundjeje duke punuar me mbrojtjet natyrore të trupit tuaj për të krijuar mbrojtje.

Kur merrni një vaksinë, sistemi juaj imunitar përgjigjet. Sot kemi vaksina për të parandaluar më shumë se 20 sëmundje kërcënuese për jetën, duke ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Aktualisht imunizimi parandalon 2-3 milionë vdekje çdo vit nga sëmundje si difteria, tetanozi, pertusis, gripi dhe fruthi. Bëjnë të ditur fakte të OBSH-së.

Programi i parë i vaksinimit masiv kundër COVID19 filloi në fillim të dhjetorit të vitit 2020. Në mbarë botën janë administruar të paktën 13 vaksina të ndryshme (në 4 platforma). Vaksinat anti-COVID19 kanë kaluar në të gjitha testet e nevojshme deri sa u vlerësuan si efektive dhe efikase nga autoritetet përkatëse.

Autoritetet shëndetësore thonë se “vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe efikase për tu mbrojtur nga sëmundjet dhe për të shpëtuar jetë”. Në Maqedoninë e Veriut, kundër COVID19, aktualisht janë vaksinuar mbi 800 000 qytetarë. Për shkak të mutacioneve që pëson virusi, vaksina nuk është 100% efektive për parandalimin e infektimit me COVID19. Megjithatë, secila lloj e vaksinës anti-COVID19 ndihmon që personi i infektuar ta përballojë më lehtë sëmundjen, ul shanset për hospitalizim dhe vdekshmëri.

Pak ditë më parë, ministri i Shëndetësisë në vend deklaroi se midis 79 dhe 81 përqind të pacientëve të hospitalizuar si pasojë e kovid-19 janë të pavaksinuar.

Efektiviteti i vaksinave, shton ai, konfirmojnë shumë analiza, për të cilat edhe ndan të dhëna nga hulumtimi i “Civica Mobilitas”. Ato tregojnë se në mbi tre muajt fundit ka:

  • 14.500 më pak të infektuar;
  • 4.595 më pak hospitalizime javore;
  • vaksinimi ka ulur hospitalizimin midis 37.9% dhe 46.5%;
  • 2.8 milion euro harxhime më të ulëta për hospitalizim në 5 javët e fundit të valës delta.

Mutacionet e virusit nuk i shkakton njeriu, virusi ndryshon me kalimin e kohës

Një nga pretendimet që Alfred Cako bën në përmbajtjen që recensojmë është se “Vaksina nuk do na shërojë, do bëhen mutacione, do shtojnë mutacionet. Do i shihni shifrat se si do shtohen.”

Të gjithë viruset-përfshirë SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19-evoluojnë me kalimin e kohës. Kur një virus riprodhohet ose bën kopje të vetvetes, ai ndonjëherë ndryshon pak, gjë që është normale për një virus. Këto ndryshime quhen “mutacione”. Një virus me një ose më shumë mutacione të reja quhet “variant” i virusit origjinal.

  • Çfarë e ndryshon një virus dhe krijon variant të ri të tij?

Kur një virus qarkullon gjerësisht në një popullatë dhe shkakton shumë infeksione, gjasat për mutacion të virusit rriten. Sa më shumë mundësi të ketë një virus për t’u përhapur, aq më shumë përsëritet – dhe aq më shumë mundësi ka për të pësuar ndryshime. Shumica e mutacioneve virale kanë pak ose aspak ndikim në aftësinë e virusit për të shkaktuar infeksione dhe sëmundje. Por në varësi të vendit ku ndodhen ndryshimet në materialin gjenetik të virusit, ato mund të ndikojnë në vetitë e një virusi, si transmetimi (për shembull, mund të përhapet pak a shumë lehtë) ose ashpërsia (për shembull, mund të shkaktojë sëmundje pak a shumë të rëndë. ). Shpjegon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

 

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button