KSHZ-ja vendosi për ankesat e partive politike për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot zhvilloi takim për të shqyrtuar 30 ankesat e partive politike për parregullsitë gjatë mbajtjes së procesit zgjedhor më 17 tetor në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Gjashtë ankesat e partisë “E majta” u refuzuan nga KSHZ-ja gjashtë ankesat si të pabaza, për shkak mungesës së provave materiale. Katër ankesat ishin për Shtipin, ndërsa dy për Kisella Vodën. Në këtë seancë gjithashtu u anuluan edhe ankesat e partive tjera, derisa tri partitë më të mëdha nuk proceduan ankesa.

KSHZ-ja gjithashtu ka refuzuar kërkesën e koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa për rivotim në vendvotimin 543 në Dibër, për çka do të krijohen komision për kontroll të materialit zgjedhor. Në krye të komisionit pritet të jetë anëtari i opozitës në KSHZ-së, Krenar Lloga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button