Komisioni Evropian kërkoi të bëhen më tepër përpjekje për zvogëlimin e humbjeve të ujit të pijshëm në Maqedoninë e Veriut

Humbjet marramendëse të ujit të pijshëm në sistemet e ujësjellësve në vend edhe këtë vit u përfshin në Raportin për progresin e reformave të vendit për vitin 2021, të përpunuar nga Komisioni Evropian (КE). Në raportin nga autoritetet e Maqedonisë kërkohet të bëjnë përpjekje shtesë në zvogëlimin e përqindjes së ujit të paarkëtuar në nivel nacional, ndërsa konstatimi i këtillë i Komisionit Evropian është përfshirë në klasterin e katërt të Raportit në të cilin gjenden kapitujt nga agjenda e gjelbër, përcjell Portalb.mk.

“Siç theksohet edhe në vetë raportin e KE-së, nevojitet vendosje e sistemit për monitorim të cilësisë dhe sasisë së ujit sipërfaqësor dhe nëntokësor. Integrimi i një sistemi të këtillë për monitorim duhet të jetë i lidhur me kontrollet e sasisë së ujit për konsum nga njeriu dhe dedikimet tjera që të kemi pasqyrë të qartë për gjendjet me ujërat dhe shfrytëzimin e tyre”, thotë për “Meta.mk” Evgenija Kërstevska nga projekti“Water4Changes”.

Ajo sqaron që humbjet e ujit të pijshëm konsiderueshëm ndikojnë mbi qasjen te uji i pijshëm për konsumatorët. Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore, përqindja e ujit të paarkëtuar në nivel nacional vitin e kaluar ka qenë 61,94%. Përqindja e humbjeve të ujit të pijshëm është zvogëluar për 2,7% në krahasim me vitin 2019. Megjithatë, përqindja e këtillë me humbjen e ujit në sistemet e ujësjellësve është ndër më të lartat në Evropë.

Evgenija Kërstevska sugjeron që urgjentisht duhet të zbatohet mbikëqyrje vizuale në infrastrukturën e ujësjellësve, në mënyrë që të identifikohen pikat e humbjes së ujit në sistemet.

“Komunat kanë kompetenca për menaxhim me infrastrukturën lokale të ujësjellësve dhe prej tyre varet në cilën pjesë do të bëjnë investime”, plotëson Kërstevska, duke shtuar që komunat e kanë rolin kyç në reduktimin e humbjeve të ujit.

“Në veçanti, është e rëndësishme urgjentisht të miratohet vendim për ndalim të shfrytëzimit të ujit të pijshëm për vaditje të sipërfaqeve publike dhe funksionim të papenguar të shatërvanëve dhe tualeteve publike. Të mos harrojmë që ka nevojë të mbahet politikë aktive e ndëshkimit të lidhjeve informale në rrjetin e ujësjellësve”, sqaron Evgenija Kërstevska nga “Water4Changes”.

Ajo e bën me dije që nëse institucionet dhe qytetarët vazhdojnë me këtë shfrytëzim pa nikoqirllëk të ujërave për qëllime të ndryshme në vend, në kushte të ndryshimeve klimatike, mungesën e ujit të pijshëm do ta ndjejmë më herët nga se mund ta paramendojmë.

Pikërisht Maqedonia e Veriut, që i përket rajonit mesdhetar, është një nga shtet më të lëndueshme ndaj ndryshimeve klimatike, e që deri më tani mund të vërehej së pari nëpërmjet katastrofave natyrore, siç ishin zjarret e mëdha pyjore që ndodhën verën e kaluar, përkatësisht vërshimet katastrofike që ndodhin në Shkup më gusht në vitin 2016.

Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidro Meteorologjike (DPHM) nga vitet e kaluara tregojnë që ka muaj, kur në disa rajone të vendit nuk janë regjistruar aspak reshje. Kjo donë të thotë që sasia e ujit të shtresuar nga reshjet është e barabartë me zero, kurse kjo e zvogëlon bollëkun në burimet dhe akumulimet prej nga sistemet e ujësjellësve furnizohen me ujë të pijshëm.

“Çdonjëri nga ne duhet të kontribuojë në kursimin e ujit për të pasur qasje në ujë të pijshëm cilësor dhe të sigurt edhe për gjeneratat e ardhshme. Vlerësoj që edhe këto gjenerata të cilat kanë mundësi të ndikojnë mbi mënyrën me të cilën menaxhohen resurset ujore në shtet do t’i ndjejnë pasojat nga ndryshimet klimatike. Veçanërisht të lëndueshëm janë fëmijët, grupet e margjinalizuara dhe mjediset rurale që nuk kanë sistem publik për furnizim me ujë dhe vet menaxhojnë me burimet me ujë të pijshëm që i kanë në dispozicion”, thotë Evgenija Kërstevska.

Ajo thekson që hapi i parë për realizimin e të drejtës për ujë të pijshëm është që në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut të njihet se i drejtë themelore njerëzore edhe mbrojtja e ujërave si interes suprem publik. Vetëm në këtë mënyrë, çdo vendim që do të miratohet në aspekt të shfrytëzimit të ujërave nuk do të lejohet të jetë në kolizion me këtë interes publik, sqaron Evgenija Kërstevska.

Përndryshe, sa për krahasim, përqindja e humbjeve të ujit në Maqedoninë e Veriut është dy herë më e lartë nga Sllovenia, që ka përqindje të ujit të paarkëtuar prej 30 përqind. Vendet më të zhvilluara evropiane, si Gjermania dhe Danimarka, kanë humbje të ujit për pije prej më pak se 10 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button