RMV, deklarata rinore për ndryshime klimatike e miratuar në Samitin e djeshëm në QKR

Në Samitin rinor për ndryshime klimatike që u mbajt dje në QKR në Shkup, i udhëhequr nga të rinjtë, u miratua Deklaratë rinore për ndryshime klimatike, me të cilën kërkohet që vendimmarrësit të ndërmarrin masa konkrete për ndryshime klimatike dhe të krijohen më tepër mundësi dhe hapësirë për të rinjtë që të ndikojnë në vendimet lidhur me ndryshimet klimatike, informojnë nga UNICEF, transmeton 

Samiti rinor klimatik, si iniciativë e udhëhequr nga të rinjtë, u mbështet nga UNICEF bashkë me ambasadën italiane, suedeze dhe britanike në Maqedoninë e Veriut dhe organizohet pas ngjarjes globale “Të rinjtë për klimën – udhëheqës të ambicies” që u mbajt në Milano dhe para Konferencës nr. 26të partive të KB për ndryshime klimatike (COP26) në Glazgov.

Ngjarja ndërlidhet me nismën “Rikonceptoje të ardhmen”, të Kabinetit të presidentit Pendarovski dhe UNICEF – nismë për konsultime rinore që u jep fëmijëve dhe të rinjve hapësirë për t’u kyçur në definimin e vizionit të dëshiruar për ardhmërinë e tyre.

Në Samit, të rinjtë kryesuan dy panel-diskutime me përfaqësuesit e vendit dhe ndërkombëtarë, ku u inkuadruan në dialog për politikat globale, evropiane e nacionale për klimë dhe energji, ndërsa edhe për atë si të marrin pjesë përmes aktivizmit, arsimit, sipërmarrësisë dhe novacioneve. Panelistët i nxitën të rinjtë të marrin përsipër rol aktiv dhe e konfirmuan mbështetjen e tyre për krijim të hapësirë ku do të dëgjohet zëri i të rinjve dhe do të sigurohet përkrahje për aktivitete klimatike të udhëhequra nga të rinjtë.

Përndryshe, Deklarata rinore për ndryshime klimatike u miratua në fund të Samitit dhe e njëjta bën thirrje për solidaritet ndërmjet brezave dhe lidership shembullor në të gjitha institucionet. Ajo përfshin pesë kërkesa konkrete: krijim i hapësirës ku të rinjtë do t’i menaxhojnë zgjidhjet; vendimmarrësit do t’i rishqyrtojnë modelet ekonomike dhe do të gjejnë mënyra për stimulim të industrive që të punojnë në mënyrë të qëndrueshme; të promovojnë rregullim, përdorim të serishëm dhe produkte të qëndrueshme me jetëgjatësi më të gjatë; të decentralizohet prodhimi i energjisë me fokus në korporata energjetike veçanërisht për energji diellore; dhe të instalohet arsim për ndryshime klimatike duke mësuar nëpërmjet përvojës.

Kjo Deklaratë e përfaqëson zërin e mijëra të rinjve nga vendi për shkak se vjen si rezultat i përfshirjes së tyre në nismat paraprake konsultative siç janë Youth meaningful participation for climate action and NDC ambition”, Ta rikonceptojmë të ardhmen “Reimagine the Future” dhe “U-report”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button