Shekeniska zhvilloi takime bilaterale dhe takime në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel

Ministrja për Mbrojtje e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska mori pjesë në takimin e organizuar në Bruksel, takime që pritet të mbarojnë nesër, duke veçuar që ky ishte takimi i parë i tillë me prani fizike, transmeton Portalb.mk.

“Temat kryesore janë tema që gjithmonë janë në interes të partnerëve, pra sfidat gjeopolitiket të Aleancës, bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe gjithë partnerët që i kanë të njëjtat vlera”, deklaroi Shekerinska, duke sqaruar që po përgatiten për Samitin e Madridit.

Ministrja Shekerinska e cila u takua edhe me homologen spanjolle, Margarita Robleks, theksoi që NATO do të vazhdojë të lëvizë në bazë të dokumentit NATO 2030. Ajo gjithashtu u takua edhe me homologun kroat, Mario Banozhiq. Në takimet e ministres në Bruksel, u theksua edhe kërkesa e Maqedonisë së Veriut që Bullgaria të tregojë dëshirë për zgjidhje të problemit, problem i cili ka bllokuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut për në Bashkimin Evropian.

Afganistani ishte një nga çështjet që u diskutuan në këtë takim. Ajo vlerësoi që qeveria aktuale e Afganistanit do të duhet të tregojë se për çfarë angazhohet, si planifikon të qeverisë vendin dhe në varësi të angazhimit të tyre, në varësi të veprimeve të tyre do të jetë edhe përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button