fbpx

SHA Eletranat e Maqedonisë siguroi qymyr për TEC Oslomej, për TEC Manastir do të duhet tender i ri

Thirrjes së SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut për furnizim të sasive të mjaftueshme të qymyrit i janë përgjigjur tre oferta për qymyr nga tre miniera të Maqedonisë, më pas nga miniera nga Shqipëria, Kosova, Rusia, Turqia dhe Bosnjë e Hercegovina, kumtoi sot drejtori gjeneral Vasko Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.

“Në thirrjen publike për furnizim të qymyrit për TEC Manastir dhe TEC Oslomej janë paraqitur 9 operatorë ekonomikë. Këto operatorë ekonomik kanë dhënë 5 oferta për qymyr për TEC Manastir dhe 8 oferta për TEC Oslomej”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se, në fazën e parë është vërtetuar se ofertat për Oslomej i plotësojnë kërkesat për sasitë e mjaftueshme dhe vazhdohet me vlerësim të segmenteve të tjera prej atyre ofertave në fazën e dytë dhe të tretë.

Për TEC Manastir, Kovaçevski tha se ofertat nuk i plotësojnë tërësisht sasitë që kërkoheshin, përkatësisht nuk janë ofruar sasi të mjaftueshme të qymyrit.

“Për këto arsye SHA ESM në afat sa më të shkurt do të publikojë përsëri thirrje për TEC Manastir dhe do të kërkojë përsëri oferta për sasitë e mjaftueshme për këtë kapacitet”, paralajmëroi Kovaçevski.

Sipas tij, tani vijon evaluim në fazën e dytë, përkatësisht do të bëhet analizë teknike, komerciale dhe ekonomike, verifikim i sasive testuese të cilat duhet të dorëzohen dhe më pas vendim për zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button