RMV, 35 afganë u larguan për në Greqi me qëndrim të përhershëm

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se sot 35 qytetarë të Afganistanit të cilët përkohësisht qëndruan në vend, u nisën për në Greqi e cila u ka mundësuar strehim të përhershëm, njofton Portalb.mk.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se grupi i afganëve përbëhet nga aktivistë për të drejta të njeriut dhe të drejta të grave dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Në periudhën e kaluar vendi ynë u siguroi  strehim të përkohshëm si pjesë e operacionit të madh ndërkombëtar për ndihmën e punonjësve në misionet humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizatat për të drejta të njeriut, përkthyes, studentë dhe bursistë dhe familjarë të tyre, ndërsa të cilët janë nën kërcënimin e regjimit taleban në vend.

Ndryshe, në vend aktualisht po qëndrojnë 407 qytetarë nga Afganistani. Institucionet, gjatë qëndrimit të tyre, ua ofrojnë tërë mbështetjen e rëndësishme deri sa nuk sigurohet transferi deri në destinacioni e tyre. Shpenzimet janë të mbuluara tërësisht nga organizatat ndërkombëtare.

LEXO: RMV, 27 afganë të tjerë me qëndrim të përkohshëm u larguan nga vendi (Video)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button