Lajme të shkurtra gejmingu: Elden Ring është shtyrë për pak kohë, Blizzard me modalitet të ri Hearthstone

Elden Ring është shtyrë dhe në vend se në janarë 2022, do të jetë në dispozicion më 25 shkurt 2022. Por ndërkohë, do të mbahet beta eventi që fillon në nëntor, për të cilën mund të regjistrohen të gjithë ata që duan dhe ta provojë lojën para kohe, transmeton Portalb.mk.

Blizzard ka hapur një numër më të madh konkursesh dhe po kërkon sa më shumë punëtorë të rinj. Kryesisht kërlohen persona IT ose profesionistë të zhvillimit të lojërave, të tillë si level dizajnerë, testues të lojërave, grafik dizajnerë dhe të ngjashme.

Ndërkohë, lidhur me padinë që e kanë për ngacmim seksual, Blizzard arriti marrëveshje dhe pagoi 18 milion dollarë për fond për “palët e prekura”, por ky nuk është fundi i padive të tyre pasi padia e nivelit federal që prek aksionerët akoma nuk është zgjidhur.

Gjithashtu, ka dalë edhe modaliteti i fundit për Hearthstone, loja më e popullarizuar me kartave të Blizzard, e quajtur Mercenaries. Bëhet fjalë për mod që nuk përdor asnjë nga kartat që keni deri më tani, por përdor të njëjtin “ar” nga Hearthstone për zhbllokimin e heronjve. Loja është e thjeshtë dhe përmes saj mund të zhbllokoni mount në World of Warcraft vetëm nëse kaloni tutorialin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button