Melburni do të dalë nga karantina më e gjatë në botë në pandeminë e kovid-19

Miliona njerëz në Melburn po përgatiten për fundin e karantinës më të gjatë në botë në pandeminë e koronavirusit, e cila do të përfundojë sot në mesnatë sipas kohës lokale. Edhe pse numri i të infektuarve është ende afër niveleve rekord, baret, restorantet dhe kafenetë nxitojnë të funizohen para se të rihapin dyert për mysafirët, përcjellë Portalb.mk.

Banorët e qytetit të dytë më të madh të Australisë nuk kanë mundur të gëzojnë lirinë që nga fillimi i gushtit, kur u vendos karantinë për herë të gjashtë për parandalimin e përhapjes së variantit delta. Autoritetet premtuan se kufizimet do të hiqen pjesërisht kur 70% e personave mbi 16 vjeç në shtetin e Viktoria të vaksinohen me dy doza, dhe kryeministri Scott Morrison konfimroi se ky qëllim është arritur.

Nga mesnata (orën 16:00 sipas kohës sonë lokale), objektet hotelerike do të mund të presin 20 mysafirë plotësisht të vaksinuar në ambiente të mbyllura, gjegjësisht deri në 50 në ambient të hapur. Maskat edhe më tej mbeten të detyrueshme.

Deri më sot, qyteti me pesë milionë banorë ka kaluar gjithsej 262 ditë në karantinë, ose nëntë muaj, duke tejkaluar rekordin e Buenos Airesit, ku njerëzit duhej të qëndronin në shtëpi për 234 ditë.

Edhe pse bizneset jo-thelbësore po rihapen, në Viktoria sot janë regjistruar 2.232 raste të reja, numri i dytë më i lartë ditor në vend që nga fillimi i pandemisë. Edhe përskaj përhapjes së llojit delta, Australia deri më tani ka regjistruar rreth 152.000 të infektuar dhe 1.590 vdekje nga kovid-19, që janë numra relativisht të ulët në krahasim me shumicën e vendeve të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button