fbpx

Tetovë, NP “Parkingu i Qytetit” hesht për rregulloren me të cilën dënojnë veturat e parkuara zhdrejtë

Në Zonën A1 të parkingut të Tetovës, konkretisht, në pjesën e sipërme të rrugës përballë Postës, veturat shpesh parkohen në formë jo të drejtë, madje në disa raste dhe në pjesën e poshtme të rrugës. Të nxitur nga denoncimi i një banori të këtij qyteti, i cili tha se është dënuar padrejtësisht, gazetari i Portalb.mk për disa ditë me radhë ka vëzhguar terrenin dhe ka vërejtur se parkimi jo i drejtë ndodh shpesh ndërsa dënimet janë selektive. Megjithatë, NP “Parkingu i Qytetit” dy javë hesht.

Një qytetar në redaksinë e Portalb.mk është ankuar ndaj punës së Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”. Qytetari që u paraqit në redaksinë tonë tha se me në fillim të shtatorit me qëllim të rivaksinimit të caktuar në Shtëpinë e Kulturës, veturën e kishte parkuar përballë postës, gjegjësisht, përpara TTK Bankës. Ai tha se parkingun e pagoi nëpërmjet mesazhit por kur u kthye rrotave u kishin vënë bllokator, vetëm se ishte parkuar në mënyrë të zhdrejtë, dhe jo paralel.

“Menjëherë u paraqita në numrin e lënë për kontakt dhe personi përgjegjës që u përgjigjej thirrjeve ishte shumë arrogant. Më pastaj gjeta numrin e shefit të tyre,  por gjithashtu hasa në vesh të shurdhër pasi i njëjti kishte punë më të rëndësishme.” tha qytetari.

Ai pagoi gjobën prej 1000 denarëve sepse “vetura nuk është parkuar në linjë të drejtë”. Qytetari dërgoi edhe fotografi si dëshmi për këtë rast, të cilat mund të gjenden më poshtë:

This slideshow requires JavaScript.

Pas kësaj, Portalb.mk kontaktoi menjëherë NP “Parkingu i Qytetit” për të pyetur se pse a ka rregullore me të cilën parashihet që qytetarëve t’u bllokohet vetura edhe pse ata paguajnë për parking, por parkohen në linjë jo të drejtë dhe për të njëjtën kërkoi dëshmi nëse ka një rregull të tillë, konkretisht për zonën A1.

Kontaktuam me ndërmarrjen në të gjitha format e mundshme, si nëpërmjet emailit, telefonit dhe mesazheve por deri në këtë moment nuk kemi marrë përgjigje. Andaj u detyruam që  për të njëjtën çështje të bëjmë kërkesë në bazë të Ligjit për qasje të lirë me informata të karakterit publik.

Kërkesa e Portalb ndaj NP "Parkingu i Qytetit"
Kërkesa e Portalb ndaj NP “Parkingu i Qytetit”

Këto janë pyetjet për të cilat Portalb.mk kërkon përgjigje nga NP “Parkingu i Qytetit”:

  1. A i dënoni njerëzit të cilët lëshojnë sms, por i parkojnë veturat në mënyrë të parregullt, shembull nëse parkingu është paralel, veturat parkohen në mënyrë të zhdrejtë, që më e pranishme është te zona A1. gjegjësisht në pjesën te posta?
  2. Çfarë bën një punëtor i parkingjeve në rast se e sheh që një makinë është parkuar në  mënyrë të gabuar (jo drejtë), por ka dërguar sms?
  3. A ka rregullore që sipas të cilës ky qytetar duhet të dënohet?
  4. Nëse po, ku shkruan kjo a mund të na dërgoni dokumentin apo rregulloren ku parashihet kjo?
  5. Pse në anën e rrugës që është në anën e M House 3 lejohet të parkohen veturat në mënyrë të zhdrejtë ndërsa në anën e postës jo kur qytetarët dërgojnë sms?

Në këto fotografi shikoni se si parkohen veturat në këtë zonë:

Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovërkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë
Parkingu në zonën A1 Tetovë

Ndryshe, ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”, Tetovë ka punuar në humbje gjashtëmujorin e parë të këtij viti, dallimi mes të hyrave dhe të dalave është 1.363.000 denarë apo mbi 22.000 euro. Nga kjo ndërmarrje thonë se shkaktari kryesorë i kësaj humbjeje është situata me pandeminë ku në muaj prill dhe maj për shkak të orës policore NP “Parkingu i Qytetit” ka punuar me orar të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button