Policia arrestoi 26 vjeçarin nga Tetova për shantazh përmes publikimit të fotografive në internet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 26 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtantazhuar vazhdimisht një 23 vjeçar përmes disa fotografive, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, punonjësit policor nga SPB Tetovë kanë arrestuar 26 vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak dyshimeve se disa herë ka shantazhuar 23 vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke sqaruar që te ai është gjetur edhe marihuanë.

Raportohet që ai disa herë ka paralajmëruar që do të publikojë informacione dhe fotografi komprometuese, për çka kishte kërkuar para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button