Zaev: Raporti e konfirmon në tërësi përparimin në të cilin punojmë me përkushtim

Shefi i delegacioni të BE-së në Shkup, David Geer, i ka dorëzuar sot kryeministrit, Zoran Zaev, raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut. Zaev në profilin e tij në FB ka shkruar se ky raport, e konfirmon në tërësi përparimin në të cilin vendi punon me përkushtim, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, raporti e thekson implementin e fuqishëm dhe të vendosur në reformat e BE-së, posaçërisht në fushat kyçe siç janë sundimi i së drejtës, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në bazë të kësaj, në raport rekomandohet fillim urgjent të negociata për qasje drejt anëtarësimit dhe konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, gjatë kohës së presidencës sllovene. KE në raportin potencon se, reformat janë proces i vazhdueshëm dhe i gjatë i cili nuk duhet të ndërpritet dhe i cili kërkon përkushtim edhe nga pjesët e tjera të shoqërisë”, shtoi Zaev.

Raporti sipas tij, konfirmon se hapërojmë fuqishëm në rrugën evropiane.

“Ajo është rruga e vërtetë e cila sjell standarde evropiane dhe jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev.

Kujtojmë se, ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir dhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov sot prezantuan raportin e progresit të KE-së për Maqedoninë e Veriut. Euroambasadori Gir tha se BE ka konfirmuar ardhmërine e rajonit në BE dhe përkrahjen per pespektivën evropiane. Sa i përket Maqedonisë, tha ai, raporti thotë se Maqedonia vazhdon t’i përmbush kushtet për të hapur negociatat dhe autoritetet kanë dhënë zotime për rrugën evropiane. Mirëpo sidoqoftë vrulli i këtyre reforma, sidomos përpjekjet për korrupsionin duhet të vazhdojnë, që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga Qeveria dhe opozita dhe faktor të tjerë shoqëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button