Kosovë, 14 raste të reja me Covid-19, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njofton se sot u regjistruan 14 raste të reja me Covid-19 nga 2,140 testime të kryera. Në 24 orët e fundit asnjë viktimë nuk u regjistrua nga Covid-19, ndërsa u regjistruan sit ë shëruar 61 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 515. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka regjistruar mbi 160,000 raste të të infektuarve dhe 2,974 viktima.

Ndryshe, deri sot mbi 681,000 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button