Me telefonin ikonik të lodrës “Fisher Price” tani mund të bëni telefonata

Telefoni ikonik i Fisher-Price me emrin Chatter ka 60 vite që kënaq fëmijët. Për të festuar përvjetorin, Mattel e ka kthyer lodrën në një aksesor të smartphonave që është plotësisht funksional dhe mund të përdoret për të marrë telefonata, shkruan Gizmodo, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 60 viteve të fundit lodra ka pësuar rishikime dhe azhurnime të panumërta për ta bërë më të sigurt për fëmijët si dhe për të përditësuar pamjen e saj. Modeli i lojës, megjithatë, në thelb ka qëndruar i njëjtë gjatë gjashtë dekadave të fundit: sytë e tij lëvizin, rrotulluesi i numëruar mund të rrotullohet. Por, ky version i ri ka Bluetooth dhe bateri të rimbushshme.

Telefoni i azhurnuar “Chatter” lidhet me një smartphone përmes Bluetooth, kështu që çelësi rrotullues në të vërtetë mund të përdoret për të kryer thirrje duke thirrur numrin e telefonit të personit. Kur vjen telefonata, ata mund të përgjigjeni thjesht duke marrë celularin e kuq të Chatter Telephone dhe duke folur në të, ose duke shtypur butonin e altoparlantit në lodër, i cili është i vetmi tregues i vërtetë se ky version është i ndryshëm nga lodra.

Duke e mbyllur celularin e kuq gjithashtu përfundon telefonata, e cila është një përvojë e kënaqshme për shumë prej nesh. Gjithashtu është i pajisur me bateri, me nëntë orë kohë bisede, 72 orë në gatishmëri dhe karikim përmes portës microUSB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button