RMV, të enjten fillojnë “Ditët e Filmit Shqiptar”

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK) në Tiranë dhe Cinematekën e Maqedonisë së Veriut, nga data 21 deri më 26 tetor do të zhvillojnë “Ditët e Filmit Shqiptar”, njofton Portalb.mk.

Ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti zhvillohet edhe në kuadër të festave të nëntorit dhe ka për qëllim shpalosjen e arritjeve të kinematografisë shqiptare, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy qendrave të distribuimit të filmit, si dhe dhënies mundësi publikut artdashës të RMV për tu njohur me arritjet më të fundit të filmave të prodhuar në Shqipëri.

Gjatë kësaj jave do të shfaqen filma, prodhime e bashkëprodhime nga më fundit me metrazh të gjatë e të shkurtër të regjisorëve shqiptarë si “Liqeni im”, “Dëshira e fundit”, “Delegacioni”, “Bardh e Zi”, “Dielli” dhe të tjera.

"Ditët e Filmit Shqiptar"
“Ditët e Filmit Shqiptar”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button