ShGM: Dënojmë sjelljen poshtëruese të kandidatit Fatmir Limani ndaj gazetares Salije Sadiku 

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sjelljen poshtëruese publike të kandidatit të pavarur për kryetar të Kërçovës, Fatmir Limani, ndaj gazetares Salije Sadiku nga TV21 dhe u kërkon aktorëve publikë që të jenë të kujdesshëm me sjelljet e tyre, veçanërisht ndaj gazetareve në vend, përcjellë Portalb.mk.

“Në fakt, derisa gazetarja Salije Sadiku ka raportuar për zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është përballur me një situatë të pakëndshme, e shoqëruar me fjalë agresive dhe akuza nga kandidati i pavarur i Kërçovës, Fatmir Limani, drejtuar asaj personalisht dhe TV 21. Kolegia Sadiku ka qenë e pranishme në këtë ngjarje me qëllim që të përcillte tek qytetarët informacione nga cikli zgjedhor dhe, në vend që të merrte një përgjigje nga kandidati, ajo është ofenduar në mënyrë të vrazhdë dhe më pas është brohoritur nga turma”, thuhet në reagimin e ShGM-së.

Sjellja e këtilla ndaj gazetarëve, që janë në detyrë në terren, thonë nga ShGM, është e papranueshme dhe është e nevojshme që të ndërgjegjësohen kandidatët për kryetarë komune dhe të gjithë aktorët politikë në ciklin zgjedhor, sepse në këtë moment vijon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në shumë komuna.

“Vlerësojmë se nëse incidente të tilla tolerohen në të ardhmen, ekziston rreziku i inkurajimit të dhunës së re, më serioze ndaj gazetarëve, duke rrezikuar kështu më tej sigurinë e tyre, të drejtën për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të informuar qytetarët”, thuhet në reagimin e ShGM-së.

LEXO MË SHUMË PËR RASTI NË LINKUN VIJUES:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button