Osmani në pritje të Raportit të KE-së: Pres konfirmimin e përpjekjeve që kemi bërë për zgjidhjen e marrëdhënieve me Sofjen

Përmbajtja e raportit është ende nën embargo. Raporti i kushton më pak vëmendje ambientit zgjedhor këtë vit dhe jep rekomandime. Ka metodologji të re sipas të cilit raport japin edhe ambasadorët e shteteve anëtare në vend. Presim që raporti të jetë pozitiv dhe do të vlerësojë se ka vazhdimësi në progresin dhe përkushtimin ndaj reformave, tha Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani në një intervistë për “Brifingun e mëngjesit” para publikimit të Raportit të KE-së për vendin tonë, përcjellë Portalb.mk.

“Pres edhe në lidhje me klasterët në fusha të ketë progres. Pres që Komisioni të konfirmojë përpjekjet që kemi bërë zgjidhjen e marrëdhënieve me Sofjen. Po kalojmënë një terren të rrezikshëm dhe e dimë se pa kredibilitet evropian ky rajon mund të hyjë në ujëra të rrezikshëm. Pres shënim për regjistrim të suksesshëm dhe zgjedhje demokratike, të cilat kaluan pa incidente, që është shenjë e një shteti serioz demokratik dhe është shumë e vështirë të zbatohet në një shtet multietnik”, tha Osmani.

Sa i përket marrëdhënieve me Bullgarinë, e cila është anëtare e BE-së dhe opinioni i së cilës ka ndikim në rrugën tonë të integrimit evropian, Osmani pranon se shkakton problem, por thekson se bisedimet vazhdojnë.

“Paparashikueshmëria e Bullgarisë po na shkakton problem. Bëmë plane për zgjedhjet e para, të dyta dhe të treta në Bullgari, por është e pasigurt nëse do të kenë qeveri politike. Tani ka një vonesë të vogël në bisedime, por për disa ditë do të ketë takim të komisionit të përbashkët, pas çka do të pasojë takimi, i katërti me radhë, midis dy Ministrive të Jashtme, dhe nëse ka përparim do të takohen në nivel ministror”, tha Osmani.

Komisioni Evropian pritet që sot të publikojë raportet e progresit për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor. Paraqitja e parë e komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi do jetë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Në raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian i përmbahet qëndrimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button