KE-ja sot pritet të publikojë raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisioni Europian pritet që sot të publikojë raportet e progresit për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor. Paraqitja e parë e komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi do jetë në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, shkruan Portalb.mk.

Raportet e progresit përmbajnë detajet e procesit të reformave të integrimit në çdo fushë të rrugëtimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Në raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian i përmbahet qëndrimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Komisioni Evropian, sheh si mundësi që vetoja bullgare të hiqet pas zgjedhjeve të 14 Nëntorit duke siguruar kështu për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet në muajin dhjetor.

Ndërkohë, edhe disa shtete anëtare që kanë qenë të lëkundura për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të pengojnë hapjen zyrtare të negociatave pasi vendi tashmë ka humbur shumë kohë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat në qershor të 2014.

Përshpejtimi i procesit të integrimit të shteteve ballkanike ka qenë një kërkesë e ripërsëritur ditët e fundit edhe nga administrata amerikane për të cilën një dekadë është një kohë e gjatë që ky proces të ndodhë në realitet. Presidenti Biden, Sekretari i shtetit Blinken dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Escobar kanë vënë theksin tek hapja sa më shpejt të jetë e mundur e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button