Mihaillovska do ta udhëheqë gjykimin për “Shkallët spanjolle”

Sipas numrit të lëndëve aktive për punë në departamentet e Gjykatës Themelore Penale në Shkup, si dhe në Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, si dhe numrit të gjykatësve të cilët veprojnë për lëndët, me vendim të kryetarit të gjykatës është bërë ndryshim në raportin vjetor për punën e gjykatësve, informuan nga Gjykata Penale, njoftoi MIA.

“Gjykatësja, Fanka Jançulleva Mihaillovska nga Departamenti Penal për të Rritur është caktuar që të veprojë në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, me çka e merr shenjën romake, gjegjësisht lëndët për të cilat deri më tani vepronte gjykatësi Vlladimir Tufekxhiq, i cili ishte shkarkuar me kërkesë të tij, njoftojnë nga Gjykata Penale dhe shtojnë se në mesin e lëndëve të cilat i ndërmerr gjykatësi i ri në departamentin është edhe lënda e njohur si ‘Shkallët spanjolle’ për të cilën debati është caktuar për më 20 tetor.

Gjithashtu, gjykatësja Jançulleva Mihaillovska, do ta udhëheqë gjykimin për lëndën ‘Erasmus’ për të cilën debati është caktuar për më 2 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button