RMV, në 67 komuna votat janë numëruar plotësisht, kurse në Shkup dhe komunat e Shkupit vazhdon ende numërimi

Sipas internet-aplikacionit të KSHZ -së, në të cilin tregohen rezultatet e votimit në zgjedhjet e djeshme lokale, numërimi ka përfunduar në 67 komuna në vend. 100 përqind e të dhënave janë përpunuar në Gradsko, Dojran, Llozovë, Rosoman, Qendër Zhupë, Bogdanc, Plasnicë dhe Çeshinovë-Obleshevë, Haraçinë, Berovë, Manastir, ndërsa në Shkup dhe komunat e Shkupit mbeten akoma vota të panumëruara, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri më tani në rrethin e parë janë zgjedhur kryetarët e 29 komunave, si vijon:

  • Kiro Nackov nga VMRO-DPMNE për kryetar në Gradsko me 55.66% të votave;
  • Ango Angov nga LSDM për kryetar të Dojranit me 53.21% të votave;
  • Arian Ibrahim nga DPTM për kryetar të Qendër Zhupës me 71.16% të votave.
  • Zvonko Pekevski nga LSDM në Berovë me 51.25% të votave.
  • Blazhe Shapov nga LSDM në Bogdanc me 50.70% të votave.
  • Risto Mançev nga VMRO-DPMNE për Bosilovën me 58.33% të votave.
  • Pero Kostadinov nga LSDM për Vallandovën me 57.73% të votave
  • Marko Kolev nga VMRO-DPMNE në Veles me 51.63% të votave
  • Mile Petkov nga VMRO-DPMNE në Vinicë me 54.74% të votave
  • Goran Trajkovski nga LSDM në Dellçevë me 51.14% të votave
  • Borço Kocev nga VMRO-DPMNE në Zërnovc me 54.54% të votave
  • Aleksandar Georgievski nga VMRO-DPMNE – Ilinden me 53.40% të votave
  • Dimitar Kostadinovski nga VMRO-DPMNE Jegunovc me 50.40% të votave
  • Mitko Jançev nga VMRO-DPMNE  Kavadar me 72.35 vota
  • Viktor Paunov nga VMRO-DPMNE Karbinc me 59.40% të votave
  • Sasko Mitovski nga LSDM – Kriva Pallankë me 54.75% të votave
  • Nikolçe Miskoski nga LSDM – Krivogashtani me 50.83%
  • Tome Hristoski nga LSDM – Krushevë me 52.70%
  • Erkan Arifi nga BDI – Likovë me 72.59%
  • Draganço Sabotkovski nga VMRO-DPMNE në Mogila me 57.28%
  • Goran Stojanov nga VMRO-DPMNE në Negotinë me 51.94%
  • Stevce Stevanovski nga VMRO-DPMNE në Novac me 51.29%
  • Borçe Mitevski nga VMRO-DPMNE për Petrovec me 63.84%
  • Alija Jaoski nga BDI për Plasnicën me 76.65%
  • Borçe Jovçeski nga VMRO-DPMNE në Prilepin me 54.56%
  • Stefçe Trpkovski nga VMRO-DPMNE në Sopishtë me 65.03%
  • Dejan Vlladev nga VMRO-DPMNE në Shën Nikollë me 51.97%
  • Kostadin Kostadinov nga LSDM në Strumicë me 53.71% të votave
  • Blerim Bexheti nga BDI në Saraj me 65.97%

Pas numërimit të të gjithë votave, sipas të dhënave të sistemit të KShZ-së, rreth të dytë me siguri do të ketë në:

  • Lozovë
  • Butel
  • Rosoman
  • Manastir
  • Bogovinjë
  • Haraçinë
  • Bërvenicë
  • Vasilevë
  • Vevçan
  • Vrapçisht
  • Gjevgjeli
  • Dibër
  • Debarcë
  • Demir Kapi
  • Demir Hisar
  • Dolnen
  • Zhlinë
  • Zelenikovë
  • Kërçovë
  • Konçe
  • Koçan
  • Kratovë
  • Mavrovë Rostushë
  • Makedonska Kamenicë
  • Makedonski Brod
  • Ohër
  • Novo Sellë
  • Pehçevë
  • Probistip
  • Radovish
  • Rankovc
  • Resenjë
  • Studeniçan
  • Nagoriçan i Vjetës
  • Strugë
  • Tearcë
  • Çashkë
  • Çeshinovë-Obleshevë
  • Çucer Sandevë

Rezultatet ndryshojnë vazhdimisht pasi KShZ i përditëson ato me votat e përpunuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button