RMV, heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në 19:30

Heshtja zgjedhore do të zgjasë deri në orën 19:30 tha kryetari i KSHZ, Aleksandar Dashtevski, Portalb.mk.

“Kemi pasur konsultime. Njerëzit që votojnë do të hyjnë në hapësirat. Deri në 19:00 përfundon votimi, por ata të cilët nuk kanë votuar, kanë të drejtë të votojnë nëse janë në hapësirat”, tha Dashtevski në konferencën e fundit.

Dashtevski, sot më herët informoi se, vendvotimet ku ka rend për votim do të mbeten të hapura edhe pas orës 19 që të munden edhe ata qytetarë të cilët gjenden në oborr apo në korridor të realizojnë të drejtën e votës.

Gjithashtu, siç brifuan nga KSHZ, duke pasur parasysh se, dhjetëra vende ka pasur ndërprerje të votimit, prej të cilave më së gjati 2 orë dhe 55 minuta, do të ketë vazhdim të votimin pas orës 19.

Për rrëmujën në vendvotimet nga KSHZ paraprakisht theksuan disa arsye: kontrollimi i ngadaltë në listën zgjedhore sepse ai tani ka dyfish më shumë faqe për dallim nga zgjedhjet e kaluara, cilësia e një të katërtës prej gjurmëve të gishtërinjve të votuesve dhe kovid protokollet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button