RMV, deklarata e Zoran Zaevit pas votimit në zgjedhjet lokale

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas votimit Strumicë deklaroi se sot jemi dëshmitarë të  zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike siç edhe i ka hije një vendi anëtar i NATO -s dhe aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

“Populli ynë, qytetarët tanë e dinë shumë mirë se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje lokale sepse ato kanë të bëjnë  me jetën e përditshme të tyre, kryesisht në komuna, me jetën e tyre, familjet, me nevojat e përditshme.Prandaj besoj se ata do të zgjedhin këshilltarët më të mirë dhe kryetarët më të mirë të komunave. Më vjen mirë që fushata kaloi dhe mbizotëroi atmosferë pozitive në vend të asaj negative. Më vjen mirë që patëm fushatë zgjedhore evropiane, besoj se edhe sot do të kemi ditë zgjedhore evropiane ku do të dominojnë projektet, programet kundrejt lajmeve të rreme dhe trillimeve.

Në rrethana të tilla, jam i bindur se me këto zgjedhje po dërgojmë edhe një herë mesazh për drejtimin në të cilin po lëviz shteti dhe komunat tona, sepse qytetarët presin më të mirën prej tyre.” tha ai.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button