RMV, deklarata e Ali Ahmetit pas votimit në zgjedhjet lokale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas votimit në Zajaz të Kërçovës deklaroi se zgjedhjet e lira janë pasqyrë e demokracisë, njofton Portalb.mk.

” Uroj që zgjedhjet të shkojnë sipas të gjitha standardeve, sepse zgjedhjet e lira të këtij shteti janë pasqyrë e nivelit të demokracisë, të ushtrimit të demokracisë edhe pse të gjithë kemi investuar për standarde të mirëfillta dhe së paku ky nivel të rritet. Shpresoj që qytetarët të përcaktohen për frymën më të mirë, për programet më të mria, sepse fryma dhe programet janë në dobi të të gjihtë qytetarëve. Shpresoj për një përfundim të një proces të pranueshëm për të gjitha palët që marrin pjesë në këtë garë. Unë pres një përcaktim të mirë të qytetarëve dhe kjo është në duart e qytetarëve sepse ata vendosin në kutia se si do të jetë vullneti i tyre”, tha ai.

Nuk dua të paragjykoj, theksoi Ahmeti, në këtë drejtim dhe nuk dua të ndikoj në proces zgjedhor.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button