fbpx

RMV, probleme me aparatet për gjurmë të gishtërinjve, KSHZ pohon se janë të pakta dhe se po zgjidhen rrjedhimisht

Në një pjesë të vendvotimeve ka probleme me aparatet për identifikim biometrik të votuesve, pohon njeriu i parë i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski. Në konferencën për shtyp në selinë e KSHZ-së, Dashtevski tha se bëhet fjalë për një numër të vogël të rasteve të problemeve me përdorimin e pajisjeve, të cilat në terren po zgjidhen me ndihmën e IT-ekspertëve, njofton Portalb.

“Në disa vendvotime janë paraqitur vështirësi rreth përdorimit të pajisjeve. Një pjesë e tyre tashmë janë tejkaluar, ndërsa një pjesë rrjedhimisht po mënjanohen me ndihmën e personave teknik në vendvotime. Bëhet fjalë për një përqindje të vogël, po zgjidhen në vazhdimësi. Gjithsesi, vlen ai rregulli i ligjit se në qoftë se ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhor, por jo më shumë se tre orë”, tha Dashtevski.

Ai informoi se KSHZ ka dërguar shkresë deri te komisionet zgjedhore komunale me të cilin i njofton se “në qoftë se votuesi në mënyrë të pakontestueshme është identifikuar në listën zgjedhore, ndërsa pajisja për identifikim biometrik nuk e njeh edhe pas disa tentimeve, votuesit i lejohet të votojë me lënie të gjurmëve të gishtit në certifikatën e listës zgjedhore në grafën për gjurmë nga gishti”.

Në mejl përmendet se mënyra e vjetër e votimit – me përdorim të sprejit dhe UV llambës, zbatohet vetëm në rast kur pajisja për identifikim biometrik e votuesve është e papërdorur ose nuk ka mundësi për zëvendësim të tij.

Për dallim  nga Dashtevski, i cili thotë se ka numër të vogël të rasteve kur janë paraqitur probleme, një pjesë e mediave nga mëngjesi njoftojnë për më shumë vendvotime në komuna të ndryshme ku nuk është mundur të votohet për shkak të problemeve me pajisjet për gjurmë nga gishtërinjtë.

Nga KZK Gostivar informuan se më shumë se gjysma e pajisjeve të cilët i lexojnë gjurmët nga gishtërinjtë nuk kanë mundur të aktivizphen, ndërsa me UV llambë dhe sprej është votuar edhe në vendvotime në Prilep, Shkup, Shtip…

Dashtevski thotë se një numër më i madh i problemeve janë paraqitur në orët e para të mëngjesit, për shkak se “disa persona” nuk kanë ditur t’i përdorin pajisjet.

“Në mëngjes kishte më shumë probleme, për shkak se disa persona nuk dinim t’i përdorin pajisjet. Siç po shkojnë në vendvotime IT-personat, po zvogëlohen problemet. Problemet teknike po mënjanohen”, theksoi Dashtevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button