Dy ekipe shqiptare fituan, dy tjerat dështuan në javën e dhjetë të Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut

Ekipi i Shkupit dhe Renovës arritën të sigurojnë pikët maksimale në ndeshjet e javës së dhjetë, duke siguruar edhe dy pozitat e para në krye të tabelës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i Shkëndijës humbi kundër ekipit të Akademija Pandevit me rezultat 2-1, ndërsa Struga Trim&Lum barazoi me ekipin e Borecit. Shkupi këtë javë shënoi fitore si mysafir kundër Tikveshit, ndërsa Renova fitoi në ndeshjen kundër Pelisterit në Tetovë.

Në vendin e parë gjendet Shkupi, e ndjekur nga Renova në pozitën e dytë, ndërsa Shkëndija është në pozitën e gjashtë, kurse Struga në të shtatën.

Ndryshe, javën e ardhshme do të luajë Shkupi kundër Renovës, Shkëndija kundër Rabotniçkit, kurse Struga do të jetë mysafir i Makedonija Gj.P.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button