Maqedonia e Veriut renditet e 64 -ta në botë sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë

Ndër vendet e rajonit, Sllovenia është renditur më mirë se ne në vendin e 29-të me indeks 0,68, Kroacia në vendin e 46-të me indeks 0,61, njëjtë sa ka edhe Greqia në vendin e 48-të, Kosova në vendin e 60-të 0,55 dhe Bullgaria është e 62-ta me indeks të njëjtë me Maqedoninë e Veriut – 0,54, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut është renditur e 64 -ta në mesin e 139 shteteve në listë sipas Indeksit për Sundimin e Ligjit të Projektit Botëror të Drejtësisë për vitin 2021,  duke ruajtur të njëjtin vlerësim prej 0.54 pikë indeksi si në klasifikimin e vitit të kaluar.

Ndër vendet e rajonit, Sllovenia është renditur më mirë se ne në vendin e 29-të me indeks 0,68, Kroacia në vendin e 46-të me indeks 0,61, njëjtë si Greqia në vendin e 48-të, Kosova në vendin e 60 -të 0,55  dhe Bullgaria është e 62-ta me indeks të njëjtë me Maqedoninë e Veriut – 0,54.

Bosnja dhe Hercegovina është e 72-ta me indeks 0,52, e pastaj me indeks 0,49 janë Serbia dhe Shqipëria të renditura në vendin e 81 përkatësisht 83, ndërsa më së keqi ndër vendet e rajonit është renditur Turqia në vendin e 117-të me indeks 0,42.

Në krye të listës janë Danimarka dhe Norvegjia me indeks 0.9, para Finlandës, Suedisë, Gjermanisë dhe Holandës, ndërsa më së keqi të renditura janë Venezuela, Kamboxha dhe Kongo.

Indeksi i sundimit të ligjit përcaktohet në bazë të tetë kritereve: kufizimi i kompetencave qeveritare, mungesa e korrupsionit, hapja e qeverisë dhe respektimi i të drejtave themelore, rendit dhe sigurisë, ligjit dhe ligjit civil dhe sistemit të drejtësisë penale.

Raporti thekson se në nivel global, ekziston një prirje negative në sundimin e ligjit, në çka ndikoi më tej pandemia kovid-19. Raporti tregon se sundimi i ligjit është përkeqësuar në 95 vende, të cilat përbëjnë 84,7 përqind të popullsisë së botës, ndërsa është përmirësuar në 33 vende.

“Duke pasur parasysh trendin negativ në kaq shumë vende, indeksi këtë vit duhet të jetë një thirrje zgjimi për të gjithë ne”, tha drejtori ekzekutiv i Projektit Botëror të Drejtësisë, Bill Nukom. Indeksi bazohet në sondazhet e 138.000 familjeve dhe 4.200 ekspertëve në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button