Sot voton një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ka heshtje zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot duhet të realizojë procesin zgjedhor për të sëmurët, ata që nuk kanë mundësi dhe personat që janë në karantinë për shkak Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Votimi për të sëmurët dhe të pamundurit do të bëhet më 16 tetor. Gjithsej 7891 persona për të sëmurët dhe të paaftë paraqitën kërkesë në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për të votuar, nga të cilët 3.545 persona janë pranuar deri më tani, dhe 283 persona janë refuzuar”, vendosi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e 30-të, duke sqaruar vazhdon përpunimi i kërkesave.

Sot duhet të votojnë gjithashtu edhe personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak se janë pozitiv me Kovid-19 ose ata që janë në vetizolim, e drejtë që tashmë do të shfrytëzohet nga 476 persona që janë regjistruar në afat kohor.

Në seancën e XXIX-të, KSHZ-ja realizoi zgjedhje të rastit për kryetar dhe anëtar të këshillave të veçanta zgjedhore që do të zbatojnë votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit.

Ekzistojnë pesë grupe të votuesve që votojnë një ditë para ditës së zgjedhjeve: personat e pafuqishëm dhe të sëmurë dhe personat që janë në arrest shtëpie; personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim; personat e shpërngulur brenda vendit; personat në karantinë shtëpiak ose në vetëziolim; personat të cilët gjatë zgjedhjeve janë në përkujdesje në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare.

Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button