Rehabilitimi i të burgosurve ekstremistë në Ballkanin Perëndimor, nevojitet shkëmbim i praktikave të mira

Sigurimi i një forumi për autoritetet e burgjeve dhe praktikuesit e tyre nga të gjashtë Përfituesit e Lehtësisë Horizontale nga Ballkani Perëndimor me qëllim që të vazhdojnë shkëmbimet e suksesshme të praktikave të mira dhe mësimeve të nxjerra, si dhe nxitjen e mëtejshme të kapaciteteve të tyre për zbatimin e programeve të rehabilitimit dhe planet e ndërhyrjes për të burgosurit e dhunshëm ekstremistë VEP-të (violent extremist prisoners). Ky ishte fokusi i takimi të tretë rajonal mbi rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë dhe shkëputjen e tyre nga dhuna, që u zhvillua më 13-14 tetor 2021, në Sarajevë të Bosnjë dhe Herzegovinës, transmeton Portalb.mk.

Pilotimi i programeve specifike të VEP-së në të gjithë rajonin ishte në qendër të diskutimeve, me reflektime mbi rezultatet e para, sfidat praktike dhe rrugën përpara drejt shtrirjes dhe stabilitetit kombëtar. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan mbi rëndësinë e sigurimit të parakushteve të duhura për fazën pilot që synon të testojë zbatueshmërinë e programit brenda kontekstit përkatës të burgut, si dhe mbi nevojën për më shumë trajnime mbi aftësitë e procesit për kuadrot shumë-disiplinore të burgut. Rëndësia e sigurimit të qasjes gjithëpërfshirëse ndaj mosangazhimit u theksua përmes prezantimeve të përvojave të BeH dhe Shqipërisë në krijimin e bashkëpunimit lokal me shumë agjenci në mbështetje të rehabilitimit dhe riintegrimit të VEP-ve.

Ndërsa në këtë takim nuk ishin prezantuar përvojat e Maqedonisë së Veriut.

Takimi i tretë rajonal mbi rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë, foto: Këshilli i Evropës

Gjithsej 12 praktikues të burgjeve morën pjesë në takim, duke kontribuar kështu në diskutimet e vrullshme të lehtësuara nga dy konsulentë të Këshillit të Evropës, të cilët do të përgatisin një dokument diskutimi bazuar në kontributin e marrë dhe shkëmbimet midis pjesëmarrësve.

Si pjesë e fazës së dytë “Lehtësia horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (Horizontal Facility II), Këshilli i Evropës zbaton Aksion rajonal në “Rritjen e kapaciteteve të burgjeve në trajtimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor ”. Aksioni zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministritë e drejtësisë dhe organet koordinuese P/CVE të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Republikës së Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut.  Aksioni përfshin një spektër të gjerë të aktorëve të tjerë nacional dhe organizatave të shoqërisë civile aktive në fushën burgjeve dhe duke luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin në burgje.

Qëllimi kryesor i Aksionit është të rrisë sigurinë rajonale duke përmirësuar shkëmbimin ndërinstitucional të njohurive dhe praktikave të mira në rajon në lidhje me radikalizimin në burgje, me qëllim sigurimin e standardeve, mjeteve dhe instrumenteve të nevojshme që stafi i sistemit ndëshkimor tu përgjigjet në mënyrë të përshtatshme. Qëllim tjetër i rëndësishëm është fuqizimi i koordinimit të shumë agjencive për të luftuar radikalizimin në burgje dhe ofrimin e mbështetjes adekuate post-ndëshkuese për lirimin e autorëve të dhunshëm ekstremistë.

Aksioni do të ndihmojë gjithashtu autoritetet kombëtare të sigurojnë që aplikimi i mjeteve dhe mekanizmave në nivel kombëtar në lidhje me adresimin e radikalizimit në burgje të forcohet më tej në dritën e praktikave të mira të identifikuara në rajon.

Projekti në fjalë:

  • Mbështet drejtpërdrejt zbatimin e “Planit të Përbashkët të Veprimit për Kundërvënien ndaj Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor” dhe Marrëveshjet dypalëshe lidhur me të, si dhe strategjitë dhe planet specifike të veprimit të secilit vend përfitues në fushën e Kundërvënies ndaj Terrorizmitdhe Ekstremizmit të Dhunshëm.
  • Ofron forume për diskutime të hapura dhe shkëmbime sistematike për punonjësit e burgjeve dhe të shërbimit të provës në Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë mundësinë të identifikojnë praktikat e mira, të mësojnë nga gabimet dhe të vendosin standarde minimale, të cilat do të rezultojë në përmirësimin e metodologjisë dhe mjeteve në kuadër të kundërvënies ndaj radikalizimit në burgje dhe në shtimin e përpjekjeve për rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm.
  • Lehtëson shkëmbimin rajonal të përvojës në zbatimin e programeve të posaçme të rehabilitimit apo planeve të trajtimit individual që kanë për qëllim shkëputjen nga dhuna.

Kohëzgjatja e Aksionit është 36 muaj dhe pritet të përfundojë deri më 23 maj 2022, me buxhet të përgjithshëm prej 2.000.000 euro.

Paraprakisht, më 7 dhe 8 tetor pesëmbëdhjetë mjekë dhe staf mjekësor nga nëntë institucionet ndëshkuese në Maqedoninë e Veriut u trajnuan për regjistrimin e lëndimeve që tregojnë shenja të keqtrajtimit. Trajnimi u ndoq nga përfaqësues të Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve.

Stafi mjekësor nga Maqedonia në trajnimin që tregojnë shenja keqtrajtimi te të burgosurit, foto: Këshilli Evropian

Pjesa teorike e trajnimit u përqëndrua në aspektet mjeko-ligjore të dëmtimeve të trupit, standarteve të Protokollit të Stambollit dhe të CPT-së, si dhe praktikat më të mira në dokumentim dhe raportim. Studimet e rasteve dhe shembujt praktikë u analizuan me stafin mjekësor gjatë ditës së dytë, së bashku me ekspertët që kontribuan me përvojën e tyre krahasuese ndërkombëtare. Si rezultat, personeli mjekësor i trajnuar tani i kupton më mirë detyrimet e veta, përkatësisht detyrën e tyre parësore ndaj pacientit dhe një detyrë të përgjithshme ndaj shoqërisë për të siguruar që drejtësia të zbatohet dhe parandalohet shkelja e të drejtave të njeriut.

Diskutimet dhe pyetjet e ngritura do të kontribuojnë në aktivitetin e ardhshëm në zhvillimin e një procedure standarde të funksionimit për ofrimin efikas të kujdesit shëndetësor në burgje.

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të aksionit rajonal “Rritja e kapaciteteve ndëshkimore në adresimin e radikalizimit në burgjet në Ballkanin Perëndimor”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në kuadër të “Lehtësisë horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë 2019-2022” dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button