Është ndërtuar qarkorja në Vevçan

Premtimi: Ndërtimin e qarkores rreth Vevçanit

[Burimi: (Programi zgjedhor “Jetë për të gjithë në Vevçan”  fq. 16; data: tetor, 2017]

ARSYETIMI:

Kryetari i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski në programin zgjedhor “Jetë për të gjithë në Vevçan“, si një nga projektet prioritare premtoi ndërtimin e një unaze në Vevçan. Ky premtim i tij elektoral, është përmbushur. Unaza u ndërtua dhe u vu në përdorim në fund të vitit të kaluar, raporton Vërtetmatësi.

Në shkurt të vitit 2020, filloi ndërtimi i urës në lumin e Vevçanit, e cila është pjesë e qarkores “Jug”. Fondet për përfundimin e kësaj dege të rrugës rajonale, u siguruan përmes Agjencisë për Rrugët Shtetërore (ARrSh).

Në mars të 2020, filluan punimet dhe zgjerimi i degës së rrugës rajonale, e cila njihet si “Unaza Vevçani – Jug”, ose fabrika “Vevçanka” – Qendra Shëndetësore “Dr. Svetozar Chochoroski” Vevçan.

Vjeshtën e kaluar (nëntor, 2020) filloi asfaltimi i unazës. Komuna e Vevçanit informoi se gjatësia e përgjithshme e kësaj dege rajonale është rreth një kilometër, dhe ndërtimi i saj kushtoi 325,000 euro.

Rreth 650 metra është rrugë krejtësisht e re, duke filluar nga shpimi, punimet tokësore deri në fazën e asfaltimit, ndërsa pjesa tjetër është rindërtimi i një rruge të shpuar dhe të asfaltuar më parë nga viti 2005. Fondet janë siguruar nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (ARrSh)njoftoi Komuna e Vevçanit.

Ndërtimi i qarkores përfundoi vitin e kaluar.

Qarkoren e ndërtuam në dhjetor të vitit 2020 dhe që atëherë ajo ka qenë në funksion për nevojat e banorëve të Vevçanit dhe fshatrave përreth, konfirmuan nga komuna.

Kjo unazë ka rëndësi të madhe jo vetëm për banorët e Komunës së Vevçanit, por edhe për të gjithë rajonin. Me këtë rrugë është ulur numrin i automjeteve që kalojnë nëpër Vevçan, dhe në të njëjtën kohë siguron qasje më të shpejtë në shërbimet e Qendrës Shëndetësore “Dr. Svetozar Çoçorovski” në Vevçan.

Duke pasur parasysh se qarkorja është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim, këtë premtim të Jankoskit e vlerësojmë, si të përmbushur.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button