fbpx

Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë, kërkojnë nga SHBA-ja në OKB

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OBK-së ka folur për raportin e fundit për Kosovën. Në fjalën e tij, përfaqësuesi i SHBA-ve ka folur shkurt duke thënë se SHBA e ka mirëpritur marrëveshjen për targat dhe gjithashtu shtoi se kjo marrëveshje është hap përpara për të dy vendet, raporton ABC.

Sipas tij, misioni i OKB-së nuk ka luajtur rol në zgjidhjen e çështjes së targave dhe kjo është asistuar nga KFOR-i andaj ka deklaruar se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë.

“Dëshiroj të filloj duke mirëpritur marrëveshjen për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë që e ka ndërmjetësuar Lajcak. Kjo marrëveshje është hap përpara për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Përëndimor. Kjo është dëshmi se kur liderët angazhohen mund të gjejnë zgjidhje që përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë këtë dhe të respektojnë marrëveshjet paraprake e gjithashtu të vazhdojnë dialogun.Dialogu mbetet platforma kryesore për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe stabilizim të marrëdhënieve duke arritur në fund një marrëveshje për njohje reciproke. UNMIK-u nuk ka luajtur rol lidhur me çështjen e targave dhe zgjidhja e kësaj çështje me përkrahjen e KFOR-it ka treguar se organizata tjera mund ta luajnë këtë rol më mirë. UNMIK-u ka plotësuar mandatin e tij dhe duhet ta kuptojmë këtë realitet e të shkojmë drejt mbylljes së tij. OKB’ja ende mund të luaj rol të rëndësishëm në implementimin e demokracisë në rajon por kjo nuk kërkon mision paqëruajtës në rajon. SHBA kërkon që Këshilli të mbyll misionin në mënyrë që të kemi prani tjetër në mënyrë që Kosova të realizojë potencialin e saj të plotë. SHBA-të mbesin të përkushtuara në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin perëndimor dhe do të punojmë ngushtë me partnerët që të ruajmë sundimin e ligjit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button