Partia “Levica” është tallur me fenë islame për qëllime politike

Kandidati i “Levicës”, për kryetar të Komunës së Shuto Orizares, Tefik Mahmut, gjatë fushatës zgjedhore është tallur me fenë islame, gjegjësisht, ai mitingun para godinës qeveritare bashkë me disa persona e ka transformuar në stimulim të një rituali fetar islam. Edhe pse këtë akt e kanë paraqitur si aktivitet partiak, tendenca e kësaj partie është e qartë, të keqpërdor dhe tall fenë islame. Namazi ka mundur dhe falet në xhami sepse të tilla ka plot në Shkup. Talljen e “Levicës”, Bashkësia Fetare Islame e ka quajtur primitivizëm, shkruan Portalb.mk.

Dhjetëra persona, dje kanë mbajtur miting para Qeverisë, ndërkaq kandidati i “Levicës” për Komunën e Shuto Orizares, Tefik Mahmut, mitingun e ka shndërruar në ritualin më të rëndësishëm islam, namazin. Talljes i ka dalë në krye vetë kandidati, Mahmut, i cili ka luajtur rolin e imamit, ndërkaq një tjetër aktivist rolin e muezinit. Aktivistët, në këtë rast janë bërë xhemati i “Levicës”, të cilët në Shkupin e dhjetëra xhamive e qindra-mijërave myslimanë, nuk kanë gjetur gjë tjetër të tallen, pos me fesë, aq më keq në periudhë zgjedhore.

Bashkësia Fetare Islame ashpër ka reaguar ndaj mitingut të Levicës, duke e quajtur stimulimin e namazit, veprim primitiv.

“Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashpër dënon keqpërdorimin e ezanit dhe namazit për qëllime politike. Dje para Qeverisë ishim dëshmitarë të një mitingu politik, ku u keqpërdorën ritet fetaro islame –tallje me ezanin dhe namazin për përfitime politike. Mbetemi në shpresë se veprime të tilla primitive – duke keqpërdorë fenë, nuk do të përsëriten në të ardhmen”, thonë nga BFI.

Ndaj talljes së Levicës, kanë reaguar edhe shumë qytetarë në rrjetet sociale, duke dënuar akte të këtilla, gjegjësisht keqpërdorim të fesë për qëllime politike.

Video nga akti i talljes:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button