fbpx

Ministria i publikoi fituesit e bursës “Boris Trajkovski” në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar listën me 20 fituesit e bursës “Boris Trajkovski”, bursë që i jepet studentëve të ciklit të dytë për vitin akademik 2021/22, transmeton Portalb.mk.

Fituesit e bursës që do të ndjekin studimet në Universitetin Jork:

Anica Dimovska, Anja Marija Makeska, Veton Qoku, Vlado Cekiq, Goce Cvetkovski, Daniella Angjeliq, Darko Stoleski, Dejan Todoroviq, Dijana Osmanoviq, Elena Kosevska, Elena Stefanova, Elena Shutova, Ivona Dimeska, Jovanka Stojanova, Kristina Pockova, Lupka Noveska, Marko Jovanovski, Martin Mateski, Nikolla Nikollovski dhe Sashka Bojçeva Gjorgjievska.

Në qershor të këtij viti u nënshkrua protokolli për dhënien e bursës “Boris Trajkovski” për Siti Kolegjin, Kampusi Evropian i Universitetit Jork. Vlera e bursës arrin në 14.890 euro, ashtu që gjysma sigurohet nga Qeveria e RMV-së ndërsa pjesa tjetër nga Universiteti. Bursa “Boris Trajkovski” është bursë që shpërndahet nga viti 2003 për nder të presidentit tashmë të ndjerë, Boris Trajkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button