Radev: Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është paradhoma për anëtarësim në BE

Respektimi i të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është paradhoma për integrimin e saj në Bashkimin Evropian, porositi sot presidenti bullgar, Rumen Radev, transmeton Portalb.mk.
Radev ka komentuar edhe temën për varrezat e shkatërruara bullgare ushtarake në Maqedoni dhe ka thënë se rastin e hetojnë Ministria e Punëve të Jashtme bullgare dhe Ministria e Mbrojtjes.
“Ajo do të vërtetohet në vijim por, bëhet fjalë për proces sistematik të debullgarizimit dhe proces i shkatërrimit të trashëgimisë bullgare kulturore – historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jo rastësisht e kam parashtruar pikërisht këtë çështje në Këshillin në Lublanë. Kjo është paradhoma e derës për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE – të drejtat e Bullgarëve, jo diskriminimi, si dhe integrimi i tyre i plotë në jetën kulturore, ekonomike, shoqërore dhe politike në këtë vend. Është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja jonë për kërkesat e tyre të njihen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të shpallen në mënyrë solemne nga presidente, qeveria dhe Kuvendi”, shtoi Radev.
Bullgaria, siç tha ai, do të reagojë në mënyrë kategorike dhe nuk do të lë më asnjë raste të këtillë, sepse debullgarizimi dhe diskriminimi i njerëzve me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka qenë problem i vërtetë.
- LEXO: Byrnes: Synimi është që ta shohim Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht në BE
- LEXO: Panelistët në samitin e BP në Shkup: Nevojitet që të nxitet procesi i zgjerimit të BE-së
- LEXO: Samiti i Ballkanit Perëndimor: Korrupsioni dhe sundimi i së drejtës mbetet problemi më i madh i vendeve të rajonit
- LEXO: Javën e ardhshme do të takohet komisioni për çështje të historisë, Shkupi zyrtar shpreson në zgjidhje deri në fund të